Vizite ne kantinen Kthma Alpha - Alpha Estate, Greqi

Ne date 17.03.2016 Sommelieria Shqiptare organizoi nje vizite didaktike ne nje nga kantinat me te mira te Ballkanit, kantinen Kthma Alpha - Alpha Estate, ne Greqi. Mikpritja, guida neper kantine e vreshta, si dhe degustimi i vererave te kesaj kantine ishte nje eksperience teper e vecante. Cilesia dhe kualiteti teper i larte i vererave, ne vecanti atyre te bardha i atribuohej terrenit dhe mikroklimes se vendit ne te cilin ndodheshin vreshtat, ashtu sikurse dhe teknologjise se larte ne kantine. Falenderime te vecanta shkojne per Z. Konstantinos Arvanitakis dhe pjesen tjeter te stafit qe priten delegacionin e O SH S ne kantine.

 

 

 

 

 

Vizita në kantinën ALPHA ESTATE - KTIMA ALFA

Përshëndetje anëtarë të Organizatës Shqiptare të Sommelierisë!

Aktiviteti kalendarik i muajit mars, me një devijim të vogël nga programi, do të jetë vizita në kantinën ALPHA ESTATE - KTIMA ALFA ne Aminteo (Greqi) me datën 17 mars.
Kostoja e udhëtimit është 45€ dhe përfshin udhëtimin vajtje-ardhje me bus komod.

Nisja do bëhet nga Tirana në orën 06.00 tek Muzeu Historik Kombëtar.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen deri ne daten 12 mars tek :  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , ose  nr. cel: 067 25 5 2005

Degustim Rakije

Ne daten 19 shkurt, ora 20:00  u zhvillua degustimi i rakive (sipas kalendarit te aktiviteteve) tek restorant Etnik. Rakite qe u degustuan ishin te llojit: raki rrushi, raki kumbulle, raki manaferre, raki mareje (kocimare), raki dellinje, raki arre.

Degustimi u be i udhezuar nga z. Dashamir Elezi.

 

 

CIKLI I TRAJNIMIT PROFESIONAL PER SOMMELIER - NIVELI I PARË

CIKLI I TRAJNIMIT PROFESIONAL PER SOMMELIER - NIVELI I PARË

 

1. Leksioni i parë – Figura e Sommelierit

 

Prezantimi i O.SH.S. 

Njohja me programin e nivelit të parë.

Figura e Sommelierit në restoracionin modern.

Tastevin – i, gota e degustimit, hapësja e shisheve dhe paisje të tjera të sommelierit.

Demostrim praktik i shërbimit dhe hyrje në degustim.

 

Prezantimi dhe degustimi i disa verërave nga të cilat,  Spumante Metodo Classico.

 

Read more: CIKLI I TRAJNIMIT PROFESIONAL PER SOMMELIER - NIVELI I PARË

Udhëtimi ne Bolzano 21-24 janar

Anëtarë të O Sh S!

Në këtë fillim viti sipari kalendarik i aktiviteteve tona hapet me Udhetimin në Bolzano, datë 21-24 janar. Detajet janë si më poshtë:

 

Udhetim me Benz Sprinter ( viti 2013)

Dt. 21 janar:
Ora 12.30 nisja nga Tirana (pas muzeut historik kombëtar). Mbërritja në Split rreth ores 20.30. Akomodim në hotel AS 3* dhe darkë e lirë në qytetin e Splitit .

 

Dt.22 janar:
Ora 07.00 , mëngjesi në hotel.
Ora 08.00 nisja për në Bolzano. Rreth orës 18.00 mbërritja ë Bolzano. Akomodim në hotel Premstaller 4*.  Ora 19.00 nisja për në Innsbruck dhe vizite e lire në qëndrën historike të qytetit. Darkë e lirë. Ora 23.30 kthim në hotel.

 

Dt.23 janar:
Ora 09.00 , mëngjesi në hotel.
Ora 11.30 vizitë në kantinën Laimburg. Degustim i verërave, distilateve dhe drekë në kantinë.
Ora 14.00 nisja për në Kroaci. Ora 23.30 mbërritja në hotel AS 3* dhe akomodim.

Dt.24 janar:
Ora 08.00 , mëngjesi në hotel.
Ora 09.00 check out dhe nisja për Shqiperi.
Ora 13.30 ndalim e vizitë në Porto Montenegro  (Tivat). Drekë e lirë.
Ora 15.30 nisja për në Tiranë e mberritje rreth ores 18.30

Të interesuarit lutemi të na komunikoni pjesëmarrjen për modalitetet brenda datës 12 janar në adresën tonë të emailit : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose në 
nr e cel: 067 25 52 005.

 

Vendet janë të limituara.
(pjesë e udhëtimit mund të bëhen vetëm anëtarët e Organizatës Shqiptare të Sommelierisë)

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template