Trajnimi "Degustimi dhe Sherbimi i veres"

Trajnimi "Degustimi dhe Sherbimi i veres"

 

Pershendetje miq dhe anetare te Sommelierise Shqiptare!

 

Deshirojme t’Ju informojme se O SH S organizon kurs te shpejte trajnimi "Degustimi dhe sherbimi i veres". Ju ftojme te beheni pjese e nje cikli mbi aspirantet per sommelier, 4 seanca mbi njohjen , degustimin (prova pamore, e nuhatjes dhe e shijes) , sherbimin e veres dhe hyrje ne enologji per vetem 50 euro. Trajnimi fillon ne javen e pare te tetorit dhe do te zhvillohet cdo te enjte ora 18:30- 21:00 (perfshire pjesen teorike dhe praktiken e degustimit).

 

Pas trajnimit sigurohet certifikate pjesemarrje.

Konfirmoni pjesemarrjen deri ne daten 30 shtator ne This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Wine Tasting ITALIALBANIA EXCELLENCE”, 28 shtator 2016

Wine Tasting ITALIALBANIA EXCELLENCE”, 28 shtator 2016

 

Te nderuar anetare dhe miq te O SH S,

 Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA, Organizata Shqiptare e Sommelierisë, dhe Plaza Hotel Tirana, AGSM Holding Albania në bashkëpunim me Doc Italy, kanë kënaqësine t’Ju ftojnë në prezantimin e “Wine Tasting ITALIALBANIA EXCELLENCE”, që do të organizohet më datë 28 shtator 2016, duke nisur nga ora 15.30, pranë Hotel Plazza, kati 23, Tiranë.

 

“Jeta është tepër e shkurtër për të pirë verë të keqe”… Johann Wolfgang Goethe

Nis që këtu ideja për të organizuar një event, i cili, në edicionin e tij të parë, prezanton në Tiranë verërat më të mira italiane dhe shqiptare.

 Në mjediset e mrekullueshme të Plaza Hotel dhe me mbështetjen, përvojën dhe profesionalizmin e Shoqatës shqiptare të Somelierëve, do të mund të degustohen disa nga prodhimet më të mira me prejardhje nga Verona dhe Shqipëria.

 Shumë prej produkteve do të prezantohen nga vetë prodhuesit që do të vijnë nga Italia enkas për këtë event (Corte Figaretto, Cantina del Castello, Stefano Accordini, Buglioni, Corte Adami, Valentina Cubi, Zamuner) si dhe nga prodhues shqiptarë të zonave të ndryshme të vendit (Kantina Kallmeti – Lezhë, Zika – Tepelenë, Nurellari – Berat, Belba - Kavaja) për të shoqëruar emocionet e secilit degustim.

Për arsye organizative, lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në adresën email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Vizita ne kantinen Duka

Vizita ne kantinen Duka

Ne vijim te kalendarit te aktiviteteve per vitin 2016, Organizata Shqiptare e Sommelierise do te organizoje ne daten 15 Korrik nje vizite tek kantina Duka, dhe nje darke degustuese tek AgriTourism Huqi. 
Takimi do te jete ne oren 16:30 ne Maminas.

Kostoja e pjesemarrjes eshte 1500 leke/personi

Ju lutem te konfirmoni pjesemarrjen brenda dates 12 Korrik ne This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

BEST SOMMELIER OF THE WORLD, Mendoza 2016

BEST SOMMELIER OF THE WORLD, Mendoza 2016

Ne datat 15 - 20 prill 2016, u mbajt ne Mendoza, Argjentine kampionati i 15-te boteror per Sommelier " World's Best Sommelier 2016".
Ne kete kompeticion Shqiperia mori pjese si anetare e ASI ( Association de la Sommelierie Internationale) dhe u perfaqesua nga Presidenti i Sommelierise Shqiptare, Z. Dashamir ELEZI dhe konkurrenti shqiptar, kampioni 2015, Z. Fation TILA.
Ne nje eksperience te jashtezakonshme konkurrimi u be ne date 16 Prill, me 60 pjesemarres nga vende te ndryshme te botes, ku Shqiperia u perfaqesua denjesisht ne nje konkurrs jo vetem emocionues por edhe te nje shkalle te larte veshtiresie.
Ne date 17 prill u shpallen 15 gjysemfinalistet, ku Shqiperia kesaj here nuk mundi te behet pjese.
Pas konkurrimit te tyre ne date 19 prill u shpallen 3 finalistet ne hollin historik te "Teatro de la Indepedenca de Mendoza"

Vendi i trete - Julie DUPOUY (Irlande)
Vendi i dyte - David BIRAUD (France, finalist i kampionatit Boteror, Kili 2010)
Vendi i pare - Jon Arvid ROSENGREN (Suedi, njekohesisht Best Sommelier of Europe 2013)

Juria drejtohej nga Gérard Basset (Best Sommelier of the World 2010) me pjesemarrjen edhe te : Serge Dubs (Best Sommelier of the World 1989), Shinya Tasaki (1995), Markus del Monego (1998), Andreas Larsson (2007) and Paolo Basso (2013), te cilet formuluan testet e konkurrsit.

Presidenti i Sommelierise Shqiptare Z. Dashamir ELEZI ishte njekohesisht pjese e Jurise gjykuese ne perzgjedhjen e finalisteve.

 

Shqiperia pas kesaj eksperience te vlefshme dhe formuese pret tanime pjesemarrjen ne kampionatin Europian te Sommelierise. 

Edicioni i 50-te i vererave VINITALY

Ne datat 10-13 Prill 2016, u mbajt ne Verona, Itali edicioni i 50-te i vererave VINITALY.

Sommelieria Shqiptare ne kete panair u perfaqesua nga presidenti i O SH S, z. Dashamir Elezi dhe kampioni 2015 z. Fation Tila. U vizituan stenda te rendesishem si Bertani, Il Borro, Consorzio Brunello di Montalcino, Barolo Giacomo Borgogno, Consorzio Nobile di Montepulciano.

 

 

free joomla templatesjoomla templates
2017  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template