Vreshtaria shqiptare- Nje qasje e përgjithshme

Vendi ynë si vend tipik mesdhetar i ka të gjitha kushtet për kultivimin e hardhisë dhe siç rezulton nga zbulimet arkeologjike Shqipëria ka qenë një nga vatrat më të lashta të kultivimit të saj.

Në fillimet e shekullit XX, deri në vitet '20 vreshtaria shqiptare trashëgonte tiparet karakteristike të vreshtarisë mesjetare mesdhetare, ngastra të vogla familjare, land raca vendi, prodhime që konsumoheshin ose përpunoheshin drejtpërdrejt në familje, treg i mbyllur me sezonalitet të theksuar.

Vreshtaria, sidomos gjatë pushtimit prej 5 shekujsh nga Perandoria Turke, u përqendrua në zonat katolike ose ortodokse të vendit (Korçë, Pogradec, Përmet, Leskovik, Vlorë, Shkodër). Feja myslimane e shekullit XVI-te, ndalonte prodhimin e verës.

Periudha midis dy luftërave botërore 1920-1945, e gjen vendin tonë me një degradim progresiv të vreshtarisë. Gjatë kësaj kohe përveç faktorëve socialë ekonomikë, u shkaktuan dëmtime të vreshtarisë shqiptare edhe nga përhapja e sëmundjeve kërpudhore si vrugu dhe hiri. Por, goditja përfundimtare i vjen vreshtarisë sonë nga shfaqja e filokserës, e cila në një periudhë dhjetëvjeçare 1930-1940, solli shkatërrimin e rreth një mijë hektarëve me vreshta.

Mbarimi i luftës së dytë botërore gjeti të paprekura nga filoksera vetëm vreshtat e Vlorës, Nartës, Himarës, Leskovikut, Përmetit dhe Sheshit. Shkatërrimi i vreshtave nga faktorët e mësipërm vazhdoi edhe në dhjetëvjeçarin e parë pas Luftës së Dytë Botërore.

Periudhës 1955-1990, i takon zhvillimi dinamik i vreshtarisë dhe industrisë së verërave mbi baza ekonomike. Programi qeveritar i asaj kohe parashikonte shtrirjen masive të vreshtarisë si aktivitet për zënien në punë të popullsisë rurale, furnizimin me lëndë të parë të industrisë së përpunimit të rrushit si dhe furnizimin e qendrave të reja urbane qytetare me rrush të freskët.

Në përgjithësi periudha 1960-1975 llogaritet si më e mira për vreshtarinë tonë, si për nga rritja progresive e sipërfaqeve ashtu edhe e prodhimit. Në vitin 1980 sipërfaqja e vreshtave arriti në 16 mijë hektarë.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, dinamika e sipërfaqeve dhe rendimenteve në vite ka rezultuar si më poshtë: 1987 1990 1992 1996 2001 Vreshta gjithsej 19,508 17,261 7,285 5,024 6,275 Vreshta në prodhim 15,341 14,058 6,193 4,345 4,878 Rendimenti kv/ha 30.0 18.0 17.6 49.3 83.0

Pas viteve 1980, në Shqipëri si pasojë e politikave të gabuara agrare, dhe e ngushtimit të oborrit personal, gjendja e vreshtarisë keqësohet, numri i pjergullave ulet, vreshtat e prodhimit sa vijnë e degradohen, kurse për cilësinë, as që bëhet fjalë.

Nga analizat e kohëve të fundit, vendi ynë në fund të viteve '90, megjithëse statistikisht regjistronte 20 mijë ha vreshta shfrytëzonte efektivisht vetëm 10 mijë ha.

Pas viteve 1990 ndryshimet ekonomiko-shoqërore në Shqipëri u shoqëruan me veprime të thella shkatërruese në vreshtarinë, duke regjistruar nga mesi i këtyre viteve jo më shume se 5 mijë ha vreshta nga të cilat vetëm 4 mijë në prodhim (1996).

Vitet e fundit vihen re tendenca në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me vreshta të reja (me një mesatare rreth Q.jj në vit me një mesatare 1 dynym për çdo fermë) si dhe e shërbimeve dhe përkujdesjeve në vreshtat ekzistuese.

Këtë e ka treguar edhe rritja e rendimentit që vitet e fundit ka rezultuar 80kv/ha. Prodhimi total nga vreshtat dhe pjergullat shënon shifrat 106524 ton 42.710 ton nga vreshtat dhe 63.820 ton nga pjergullat), 2/3 e të cilat perdoren për konsum të brendshëm dhe vetëm 1/3 tregtohet.

Krahas fenomeneve pozitive që shprehen me dëshiren e fermerëve për të kultivuar hardhinë, konstatohen në këtë periudhë edhe shumë fenomene negative që kanë të bëjnë me përdorimin për mbjellje të copave të pashartuara, të fidanave të pa certifikuar nga pikpamja gjenetike dhe sanitare, me difekte në proçesin e mbjelljes, të formimit dhe kultivimit që rrjedhin nga njohuritë e pakta dhe mungesa e informacionit në drejtim të teknologjive bashkëkohore të kultivimit të vreshtit.

Në këtë këndvështrim kombinimi i mbështetjes financiare me mbështetjen teknike, mendojmë se është një garanci për krijimin e vreshtave sipas kërkesave të kohës dhe suksesin e investimit. 

Që nga fillimi i projektit dhjetor 1988, projekti ka mbeshtetur me asistencë teknike krijimin e 40 ha vreshtave të reja dhe rehabilitimin e 45 ha vreshta ekzistuese. INDUSTRIA PËRPUNUESE

Vitet 1958 — 1960 - ndertimi i 10 kantinave tip në rrethe të ndryshme të vendit dhe një kantine qëndrore për eksport në Durres. Aftësia përpunuese 30 — 100 ton rrush në ditë. Prodhimi i verës karakter artizanal, me punishte të vogla.

Pas vitit 1975 u ngritën fabrika të reja dhe u rritën kapacitete përpunuese të atyre ekzistuese duke e cuar sasinë e rrushit të përpunuar në vitin 1983 në 43000 ton.

 

Karakteristikat të industrisë përpunuese pas privatizimit.

 

Privatizimi i industrisë së verës filloi pas vitit 1992. Aftësia përpunuese e vogël, 12000 ton. Lënda e parë kryesisht rrush ose lëng rrushi i importuar nga vendet fqinje. Cilësia e verës e ulët.

Pas vitit 1992 kanë filluar investimi me punishte të vogla nga ish teknikët dhe inxhinierët që u larguan pas privatizimit të kantinave. Në këto punishte prodhimi i verës është më cilesor dhe përpunojnë kryesisht kultivarët autoktone si Shesh, Kailmet, Viosh, Debine, Serine etj.

• Rritja e sipërfaqes së vreshtave dhe futja e kultivarëve me vlera të larta vinifikuese do të sjelljë ndryshime edhe në këtë sektor.

free joomla templatesjoomla templates
2017  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template