Vizite tek kantina Duka

Vizite tek kantina Duka
 
Ne daten 15 Korrik Sommelieria Shqiptare organizoi eventin e rradhes, vizite didaktike tek kantina Duka dhe nje darke degustuese tek AgriTourism Huqi.
 
Ne vazhdimesine e aktiviteteve kalendarike per njohjen e vereprodhueseve shqiptare, anetaret e O SH S paten mundesi te degustojme tre verera te kantines Duka: Merlot, Tempranilo, Cabernet.
Ne fund aktiviteti u mbyll me nje darke degustuese tek AgriTourism Huqi nen nje atmosfere teper te vecante.

 

Pjesemarrja e O SH S ne Asamblene e Pergjithshme, Beograd 2016

 

Ne datat 3-5 qershor presidenti i O SH S, z. Dashamir Elezi, perfaqesoi Organizaten Shqiptare te Sommelierise ne Beograd gjate mbajtjes se Asamblese se Pergjithshme te ASI.

Gjate diskutimeve u preken tematika te ndryshme, duke filluar nga Kampionati Europian 2017 dhe deri tek zhvillimet me te fundit te pjesetareve te ASI, kampionati boteror i Mendozes, kampionatet Aziatike dhe Amerikane, si dhe pjesemarrja e vendeve dhe anetareve te rinj te ASI
Njekohesisht u festua ditelindja e 47-te e ASI (Association de la Sommellerie Internationale) ne te cilen Sommelieria Shqiptare ben pjese me te drejta te plote qe prej vitit  2009.
 
 
 

Panairi " Terra Madre"

Ne datat 2-5 Qershor, tek Sheshi "Nene Tereza", Tirane u zhvillua edicioni i katert i panairit " Terra Madre". Sommelieria Shqiptare u perfaqesua me stenden e saj, ku prezantoi me vizituesit vererat shqiptare. Kantinat "Nurellari", "Belba", "Kallmeti", "Balaj", "Zika", " Vreshti i Pashajit" dhe "Herta" na besuan perfaqesimin e verave te tyre.

 

Njekohesisht nga O SH S gjate diteve te panairit u zhvilluan dhe dy workshop me temat:
1. Vreshtaria Shqiptare dhe roli i O SH S ne promovimin e verave autoktone
2. Degustimi i verave shqiptare

 

Interesimi i vizitueseve shqiptar dhe te huaj ishte teper i larte bazuar edhe tek cilesia dhe kualiteti i vererave te perfaqesuara.

Sommelieria Shqiptare mbetet promotore e produkteve tipike "Made in Albania", specifikisht veres.

 

 

Konkursi dhe Festivali Ballkanik i Verës 2016

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës 2016 që u mbajt në Sofie të Bullgarisë ne datat 26-29 Maj. Organizatën Shqiptare të Somelerisë ne bashkepunim me Agjencine Shqiptare te Zhvillimit të Investimeve dhe Proclic Webmarketing bënë të mundur që Shqipëria të paraqitet me 5 kantina vere, Nurellari, Belba, Kallmet, Balaj dhe Cobo. Shqipëria u paraqit si i vetmi shtet me 100 % varietete autoktone. Interesi ishte shumë i lartë nga vizitorët dhe importuesit më të mëdhenj të verërave. Paraqitja e verës shqiptare ishte në formë profesionale nga anetaret dhe perfaqesuesit e Sommelierise Shqiptare.

Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë aktivitet ishte jo vetëm promovimi i verës por dhe bashkëpunimi rajonal për hapjen drejt tregjeve të reja. Pjesëmarrëse në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës janë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit. Njekohesisht perfaqesimi i denje i verave shqiptare nga O SH S ne "Balkan International Wine Competition 2016" arriti dhe dy medalje te merituara: 
1.Medalja e argjendte - Vera "Pulsi i Beratit", kantina "Nurellari" per kategorine e verave te bardha
2.Medalja e bronxit - Vera "Kallmet Prestige", kantina "Kallmet" ne kategorine e verave te kuqe

Urime te perzemerta dhe falenderime per prodhuesit tane qe na besuan perfaqesimin. 
Sommelieria Shqiptare mbetet gjithmone promovuese e verave autoktone shqiptare edhe ne arenen nderkombetare. 

 

Degustimi i bulezave

Ne daten 24/05/2016 Sommelieria Shqiptare ne kuadrin e aktiviteteve kalendarike organizoi mbremjen "Degustimi i bulezave" . Ne atmosferen e pakrahasueshme qe jep deti dhe perendimi i diellit, anetaret dhe miqte e O SH S kryen nje degustim te udhezuar te bulezave, Proseco dhe Champagne. Nje event teper special qe presim te pasohet nga te tjere muajt ne vijim.

 

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template