Ceremonia e mbylljes se vitit 2014

Organizata Shqiptare e Sommelierisë zhvilloi mbrëmjen e 18 Dhjetorit darkën Gala e cila përmbylli dhe rradhën e aktiviteteve për vitin 2014. Gjatë kësaj mbrëmjeje pjesëmarrësit patën mundësinë të degustojnë dhe vlerësojnë cilësinë gjihnjë në rritje të disa verërave shqiptare. Sommelieria Shqiptare falenderon dhe përgëzon të gjithë prodhuesit, gjithashtu dhe pjesëmarrësit për prezencën, duke uruar që ky bashkëpunim dhe qasje dashamirëse ndaj kulturës së verës të jetë i vazhdueshëm. 
Urojmë gëzuar Krishtlindjet dhe një vit të mbarë 2015.

Aktiviteti i Sommelierisë në Montalcino

 

Organizata Shqiptare e Sommelierisë zhvilloi në datat 2, 3 dhe 4 Dhjetor një vizitë didaktike në një ndër zonat më të rëndësishme për prodhimin e verës, në Montalcino të Italisë. Gjatë kësaj vizite anëtarët e sommelierisë, përmes pritjes dashamirëse nga ana e kantinave Villa a Sesta, Fattoria dei Barbi dhe Tenimenti Angelini, patën mundësi të njihen më nga afër me historinë shumë vjeçare ndërthurur me risitë teknologjike të këtyre prodhuesve të rëndësishëm.

Delegacioni gjithashtu vlerësoi nga afër nepërmjet seancave degustuese cilësinë e disa verërave ndër ato më me peshë në zonën në fjalë, duke përmbushur kështu dhe qëllimin e saj didaktik.Falenderojmë këta prodhues të rëndësishëm për gatishmërinë dhe mikpritjen e shfaqur ndaj sommelierise shqiptare në këtë vizitë.

Mbrëmja Gala, 2013

Organizata Shqiptare e Sommelierisë përmbylli rradhën e saj të gjatë të aktivieteteve për vitin 2013 me një mbrëmje Gala.

Read more: Mbrëmja Gala, 2013

Rahovec, 2013

Në vazhdën e aktiviteteve të saj për vitin 2013, Organizata Shqiptare e Sommelierisë zhvilloi në datë 06 Dhjetor vizitën didaktike në mjediset e Kantinës “Stone Castle”. Në këtë vizitë morën pjesë Sommelierë e anëtarë të Sommelierisë Shqiptare të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me prodhuesin më të madh të verërave në Kosovë dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.

 E vendosur në zonën vreshtare të Rahovecit me traditën e saj të njohur në fushën e vreshtarisë e verëtarisë, Stone Castle vjen e favorizuar nga kushtet klimatike dhe e rrethuar nga një panoramë mbresëlënëse të ndërthurrura këto me një qasje bashkëkohore në teknologjitë e prodhimit dhe kapacitete deri në 300 000 HL.

Read more: Rahovec, 2013

KONKURSI I SOMMELIERIT ME TE MIRE TE EVROPES. Strassbourg, 20-23 nentor 2010

Konkursi "Best Sommelier of Europe" u zhvillua nga data 20-23 Nëntor 2010 në Strassbourg (FR) nën kujdesin e Shoqatës Ndërkombëtare të Sommelierisë (ASI) dhe Sommelierisë Franceze. 

Në këtë konkurs u përfaqësuan të gjitha shoqatat e sommelierisë që aderojnë në ASI si member me të drejta të plota dhe Observer Member.

Organizata Shqiptare e Sommelierisë u përfaqësua në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar me një sommeliere të re në moshë por me njohuri të rëndësishme të përfituara në arenën ndërkombëtare – Somm. Edisa Shahini.

 

Perveç titullit të sommelierit, Edisa është e diplomuar shkelqyeshëm në Universitetin e Chieti-t në degën e gjeologjisë.

Read more: KONKURSI I SOMMELIERIT ME TE MIRE TE EVROPES. Strassbourg, 20-23 nentor 2010

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template