Udhëtim në Kantinën Laimburg

Në datat 21-24 janar Organizata Shqiptare e Sommelierisë, ne kuadrin kalendarik të aktiviteteve organizoi udhëtimin në një nga kantinat më të njohura në Europë "Kantina Laimburg", e cila është një nga kantinat model në Alto Adige, Sud Tyrol, prodhon vera të cilësisë superiore (15 lloje) dhe është qëndra e kërkimeve për Agrikulturen dhe Pyjet, duke mbështetur kështu kërkimet në fushën e vitikulturës dhe enologjisë. Udhëtimi përfshiu një itenerar të ngjeshur të ndërthurjes së pasionit tonë për verën dhe dëshirës për të eksploruar vende të ngritura me krenari për kultin e verëtarisë dhe kërkimeve në këtë fushë.

 Në Laimburg anëtarët e O Sh S patën një pritje të ngrohtë nga ana e stafit të kantinës, vecanërisht z.Günther Pertoll drejtor ekzekutiv, të cilët na nderuan me një degustim të papërsëritshëm të llojeve të verave që prodhonin duke nisur nga më të rejat e deri tek më të vjetrat (Riesling Superior 1985 - Laimburg), shoqëruar me ushqimin tradicional të vendit. Itenerari ynë përfshihu një udhëtim mbreslënës jo vetëm në hapësirë por edhe aktivitete, ku u përfshinë edhe ndalesa dhe degustime krahinore në Budva, Mal të Zi; Split, Kroaci; Innsbruck, Austri; Verona, Itali. Duke ja lënë vendin aktivitetit të rradhës për muajin shkurt, ju ftojmë për aktivitete mbreslënëse dhe të papërsëritshme.

 

 

 

Mbrëmja e fundvitit, 2015

 
Në datën 17 dhjetor O SH S organizoi në ambientet e hotel Mondial mbrëmjen e fundvitit, që është bërë tashmë traditë dhe gjithashtu një nga festat tona më të bukura.
 
Falenderojme gjithë pjesëmarrësit dhe dëshirojmë që të jenë pjesë e aktiviteteve tona të vitit 2016, të cilat do të jenë të shumta e të larmishme, si brenda dhe jashtë vendit.
 
Ju urojmë të gjithëve një Krishtlindje të gëzuar dhe Vit të Ri plot mbaresi e sukses!
 
 
 

Aktiviteti "Dajti N'Fest 2015"

Në datën 28 nëntor 2015 u organizua aktiviteti "Dajti N'Fest 2015",  ku Organizata Shqiptare e Sommelierisë mori pjesë duke mbeshtetur verërat Shqiptare në këndin e" Tregu Agr.al".

Kjo ishte hera e parë e një evenimenti të këtij lloji dhe me këto përmasa, i cili gjithashtu pati mbështetjen e Bashkisë Tiranë

Përfaqesimi ynë ishte për verërat e kantinave "Kallmeti", "Luani", "Menea Korça".

  

 

 

 

 

Kampionati "Sommelieri me i mire Shqiptar -2015"

 

Kampionati "Sommelieri me i mire Shqiptar -2015" , aktiviteti me i rendesishem i vitit,u zhvillua ne Tirane tek hotel Mondial ne daten 26 dhe 27 tetor. 

Moren pjese 11 konkurente, sommeliere te O SH S, te cilet treguan nje nivel te larte pergatitor. 

Konkursi u zhvillua ne 2 faza dhe , ne fazen finale, u zhvillua i hapur per publikun dhe Median.

Gjithashtu , u zhvillua edhe konkursi per trofeun "KALLMETI" , ku pjesmarresit zhvilluan gare per degustimin me te sakte te veres se kantines Kallmeti e cila tashme eshte nje nga kantinat me prestigjoze shqiptare e konfermuar nga eksperte vendas dhe  nderkombetare.

Fituesi i trofeut KALLMETI u shpall z. Andrian Vaso

Ndersa ne konkursin e Sommelierise -2015, kemi kete renditje:

1. Çmimi i pare (medalja e arte) - z. Fatjon Tila

2. Çmimi i dyte (medalja e argjendte) - z. Fotaq Çaçi

3. Çmimi i trete (medalja e bronxit) - z. Ernest Melani 

Falenderojme Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise per mbeshtetjen , sponsorat dhe Top Median per mbeshtetjen e dhene per realizimin me sukses te aktivitetit

 

 

 

 

 

Ceremonia e 10 vjetorit të themelimit

Organizata Shqiptare e Sommelierisë festoi pak ditë më parë në ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve 10 vjetorin e krijimit me praninë e anëtarëve të saj, mbështetësve vendas, prodhuesve nga zona të ndryshme të vendit, përfaqësuesve të institucioneve të fushës së agrikulturës, përfaqsuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Universitetit Bujqësor të Tiranës etj.
Në fjalën e mbajtur në çelje të kësaj ceremonie, Z.Elezi në cilësinë e Presidentit të O.SH.S, shprehu vlerësimin e tij për rëndësinë e sommelierit në të ardhmen e kulturës enogastronomike në Shqipëri. Duke folur gjithashtu në lidhje me punën e realizuar nga Sommelieria Shqiptare për rritjen dhe përmirësimin e figurës së sommelierit në kuadër të realitetit shqiptar. Sfidat kanë qënë të vështira dhe të vazhdueshme por gjithçka është bërë e mundur falë punës së bordit dhe secilit prej anëtarëve të saj.
Duke falenderuar pjesëmarrësit, anëtarët dhe miqtë e sommelierisë që i kanë qëndruar gjithnjë pranë, dhe duke i uruar mirëseardhjen të gjithë atyre që janë dashamirës së kësaj fushe, shpresojmë në një të ardhme gjithnjë në rritje të sommelierisë dhe kulturës së verës në Shqipëri.

.

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template