Kalendari i Aktiviteteve 2016

Vizita ne kantinen Duka

Ne vijim te kalendarit te aktiviteteve per vitin 2016, Organizata Shqiptare e Sommelierise do te organizoje ne daten 15 Korrik nje vizite tek kantina Duka, dhe nje darke degustuese tek AgriTourism Huqi. 
Takimi do te jete ne oren 16:30 ne Maminas.

Kostoja e pjesemarrjes eshte 1500 leke/personi

Ju lutem te konfirmoni pjesemarrjen brenda dates 12 Korrik ne This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

BEST SOMMELIER OF THE WORLD, Mendoza 2016

BEST SOMMELIER OF THE WORLD, Mendoza 2016

Ne datat 15 - 20 prill 2016, u mbajt ne Mendoza, Argjentine kampionati i 15-te boteror per Sommelier " World's Best Sommelier 2016".
Ne kete kompeticion Shqiperia mori pjese si anetare e ASI ( Association de la Sommelierie Internationale) dhe u perfaqesua nga Presidenti i Sommelierise Shqiptare, Z. Dashamir ELEZI dhe konkurrenti shqiptar, kampioni 2015, Z. Fation TILA.
Ne nje eksperience te jashtezakonshme konkurrimi u be ne date 16 Prill, me 60 pjesemarres nga vende te ndryshme te botes, ku Shqiperia u perfaqesua denjesisht ne nje konkurrs jo vetem emocionues por edhe te nje shkalle te larte veshtiresie.
Ne date 17 prill u shpallen 15 gjysemfinalistet, ku Shqiperia kesaj here nuk mundi te behet pjese.
Pas konkurrimit te tyre ne date 19 prill u shpallen 3 finalistet ne hollin historik te "Teatro de la Indepedenca de Mendoza"

Vendi i trete - Julie DUPOUY (Irlande)
Vendi i dyte - David BIRAUD (France, finalist i kampionatit Boteror, Kili 2010)
Vendi i pare - Jon Arvid ROSENGREN (Suedi, njekohesisht Best Sommelier of Europe 2013)

Juria drejtohej nga Gérard Basset (Best Sommelier of the World 2010) me pjesemarrjen edhe te : Serge Dubs (Best Sommelier of the World 1989), Shinya Tasaki (1995), Markus del Monego (1998), Andreas Larsson (2007) and Paolo Basso (2013), te cilet formuluan testet e konkurrsit.

Presidenti i Sommelierise Shqiptare Z. Dashamir ELEZI ishte njekohesisht pjese e Jurise gjykuese ne perzgjedhjen e finalisteve.

 

Shqiperia pas kesaj eksperience te vlefshme dhe formuese pret tanime pjesemarrjen ne kampionatin Europian te Sommelierise. 

Edicioni i 50-te i vererave VINITALY

Ne datat 10-13 Prill 2016, u mbajt ne Verona, Itali edicioni i 50-te i vererave VINITALY.

Sommelieria Shqiptare ne kete panair u perfaqesua nga presidenti i O SH S, z. Dashamir Elezi dhe kampioni 2015 z. Fation Tila. U vizituan stenda te rendesishem si Bertani, Il Borro, Consorzio Brunello di Montalcino, Barolo Giacomo Borgogno, Consorzio Nobile di Montepulciano.

 

 

Vizite ne kantinen Kthma Alpha - Alpha Estate, Greqi

Ne date 17.03.2016 Sommelieria Shqiptare organizoi nje vizite didaktike ne nje nga kantinat me te mira te Ballkanit, kantinen Kthma Alpha - Alpha Estate, ne Greqi. Mikpritja, guida neper kantine e vreshta, si dhe degustimi i vererave te kesaj kantine ishte nje eksperience teper e vecante. Cilesia dhe kualiteti teper i larte i vererave, ne vecanti atyre te bardha i atribuohej terrenit dhe mikroklimes se vendit ne te cilin ndodheshin vreshtat, ashtu sikurse dhe teknologjise se larte ne kantine. Falenderime te vecanta shkojne per Z. Konstantinos Arvanitakis dhe pjesen tjeter te stafit qe priten delegacionin e O SH S ne kantine.

 

 

 

 

 

Degustim Rakije

Ne daten 19 shkurt, ora 20:00  u zhvillua degustimi i rakive (sipas kalendarit te aktiviteteve) tek restorant Etnik. Rakite qe u degustuan ishin te llojit: raki rrushi, raki kumbulle, raki manaferre, raki mareje (kocimare), raki dellinje, raki arre.

Degustimi u be i udhezuar nga z. Dashamir Elezi.

 

 

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template