Konkursi "Sommelieri me i mire Shqiptar 2017"

 

Në datën 8 dhe 9 nëntor 2017 u zhvillua në Tiranë, tek hotel Mondial kampionati “Sommelieri më i mirë shqiptar 2017”.

Morën pjesë 9 konkurentë : Ersol Caco, Irdi Lushi, Aldiola Lama, Myzafer Provinaj, Bujar Kurti, Saimir Ndreka, Evis Isufaj, Gevin Gjoka, Evald Domi, të cilët demostruan aftësitë e tyre profesionale jo vetëm në shijimin dhe përshkrimin e verërave por edhe në atë të birrave artizanale dhe të kafesë. Surpriza e gjysmëfinales ishte edhe degustimi i Kallmetit Prestigj 2015 ku konkurenti më i mirë në përshkrim dhe në njohjen më të saktë ishte zoti Ersol Caco. 
Gjatë degustimit të birrës konkuruesit përshkruan jo vetëm karakteristikat e saj por edhe nje gatim shqiptar në përshtatje me birren. Përsa i përket kafesë vështirësitë ishin të disafishta sepse kërkohej jo vetëm përshkrimi teknik por edhe lloji i kafesë, prodhuesi si dhe mënyra e pjekjes së asaj lloj kafeje. 
Dita e nesërme, ishte goxha emocionuese sepse do shpalleshin finalistët e konkursit, ku Juria teknike e përbërë edhe nga mjeshtrat botërorë të enogastronomisë, Prof. Celeste Di Lizio - kryetare e Jurisë; Prof. Somm. Rudy Rinaldi; Prof. Somm. Peer F.Holm; Prof. Somm. Dashamir Elezi; përvec Somm. Dritan Beqiri; Somm. Silvana Hyseni dhe Enol. Ernest Melani, vlerësoi që në finale do vazhdonin konkurimin z. Irdi Lushi, z. Bujar Tukuli dhe z. Ersol Caco.
Finalja u zhvillua nëpërmjet publikut pas një shorteu rastësor se kush do ishte i pari, ku sigurisht konkurentët nuk duhet të kishin njohuri për mënyrën e zhvillimit. 
Përvec provave të parashikuara sipas programit, Juria teknike mund te ndërhynte në momente kritike të zhvillimit të finales duke ndërhyrë me pyetje shume specifike për argumenta te caktuar. Theksojmë se finalja u zhvillua në gjuhë zyrtare të ASI (me zgjedhje ndermjet anglisht, frengjisht ose spanjisht) dhe konkurentët ia dolën mbanë. 
Vlerësimit të provave të zhvilluara nga gjithësecili prej konkurentëve, Juria vendosi që vendin e parë dhe fituesi i konkursit “Sommelieri më i mirë shqiptar 2017” te jetë z. Bujar Tukuli, vendi i dytë për z.Irdi Lushi dhe vendi i tretë për z. Ersol Caco i cili ishte gjithashtu edhe degustuesi më i mirë i verës Kallmet Prestigj 2015, cmim ky që i jepet nga prodhuesi i kantinës Kallmeti në Lezhë. 
Pas konkursit, Juria teknike u mblodh për një degustim të hapur të verërave të ndryshme shqiptare ofruar nga dyqani Class Wine.
U vlerësuan me superlativë verërat e kantinave reciproke: Kantina Bardha, Sheshi I Zi e Mavrud 2014; Kantina Kallmeti, Prestigj 2012, Kantina Kallmeti, Prestigj 2015; Kantina Belba Kavalion 2012; Kantina Caco, Chardonnay 2016; Kantina Menea, Merlot 2010; Kantina Nurellari, Puls I Bardhe 2016; Kantina Herta, Trebbiano 2016; Kantina Balaj, Caberlot 2014.
Shumë emocionuese ishte mbrëmja Gala, e zhvilluar tek restorant Piazza në Tiranë ku morën pjesë mbi 100 të ftuar te ndryshëm, titullarë institucionesh dhe biznesesh shumë të suksesshëm të vendit. Në këtë mbrëmje autoritete të ndryshëm ndanë cmimet dhe vlerësuan punën e deritanishme të Sommelierisë Shqiptare në jetën shoqërore të vendit. 
Organizata Shqiptare e Sommelierise falenderon gjithë anëtarët e saj që kanë kontribuar pozitivisht në zhvillimin e aktiviteteve në të mirë të fushës së enogastronomisë dhe të kombit tone. 
Falenderojmë mbështetësit e sommelierisë shqiptare: Kantina Kallmeti, Kantina Caco, Kantina Belba, Kantina Balaj, Kantina Korca Menea, Class Wine, SEA Albania shpk, Enoteca Heritage, Alehandro Distribution Group, PortAlbania, për kontributin e tyre. 
Gjithashtu një falenderim i vecante shkon për Hotel Mondial, Restorant Piazza në Tiranë dhe Eurosig-Insig Group të cilët janë mbështetës të fushës enogastronomike për rritjen cilësore të jetës shoqërore në vend.
Viti 2017 mund të quhet një vit shumë i suksesshëm i Sommelierisë Shqiptare dhe iu urojmë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të OSHS një vit të ri të mbare, cilësor e të begatë.
Sommelieria shqiptare është institucion i hapur për cilindo që dëshiron të ketë një zhvillim progresiv, teknik e profesional. 
Respekte pë

r të gjithë e GEZUAR 2018!

 

 

 

Ceremonia e mbylljes se vitit 21.12.2016

Ceremonia e mbylljes se vitit 21.12.2016

 

Ne date 21 Dhjetor , Organizata Shqiptare e Sommelierise organizoi mbremjen e fundvitit , e cila u shoqerua edhe nga ceremonia e shperndarjes se certifikatave per personat qe mbyllen me sukses ciklin 1 te trajnimit per Sommelier si dhe nivelin bazik.

O SH S falenderon gjithe pjesemarresit dhe ne vecanti anetaret e Sommelierise Shqiptare, Agjensine Kombetare te Zhvillimit dhe kantina Shqiptare qe moren pjese, dhe bene te undur organizimin e nje mbremje mbreselenese e te vecante , e cila shenoi mbylljen e nje viti te suksesshem per Sommelierine Shqiptare.

 

Nje vit tjeter plot evente na pret per 2017.

 

 

 

Mbledhja fondesh per femijet me aftesi te kufizuara

Diten e djeshme O SH S , mori pjese ne mbremjen e organizuar nga United Nations Development Programme - UNDP, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, per nje mision teper fisnik: mbledhjen e fondeve per te ndihmuar dhe lehtesuar jetesen e femijeve me aftesi te kufizuara. 

Sommelieria Shqiptare falenderon ne menyre te vecante Kantinen BardhaKantinen BelbaKantinen KallmetiKantinen Zika per kontributin e tyre ne kete eveniment social e njerezor.
Misioni fisnik i O SH S per mbeshtetjen e prodhimeve "Made in Albania" gjithmone ka qene perkrah atij human.

 

 

Panairi "Albanian Wines & Spirits" 18 Nentor 2016 Kopenhagen, Danimarke

Organizata Shqiptare e Sommelierise ne bashkepunim me Ambasaden Shqiptare ne Danimarke ne daten 18 Nentor, organizoi nje promovim te vererave shqiptare ne Galerine Stand ne qender te Kopenhagen.

 Ne kuadrin e festave kombetare te 28 dhe 29 nentorit, fale mbeshtetjes se ambasadorit shqiptar ne ne Danimarke, Z. Kastriot ROBO u be prezantimi dinjitoz i 6 kantinave shqiptare, Kantina "Kallmeti", "Belba", "Zika", "Caco", "Duka", "Skenderbeu"

Aktiviteti ishte nje promovim dhe degustim i verave dhe distilateve shqiptare me pjesemarrjen e mjaft importuesve të vererave nga Danimarka, media, sommelier nga skandinavia, restoratore dhe konsumatore te veres, si dhe trupi diplomatik i akredituar në Mbretërinë e Danimarkës.

 Perfaqesimi nga ana e O SH S u be ne menyre profesionale dhe etike duke synuar promovimin dhe njohjen e veres shqiptare, si nje produkt i cilesise se larte Made in Albania, e duke krijuar kontaktet e para per hapjen e rruges se eksportit te verave shqiptare ne tregun skandinav.


Falenderim i vecante shkon per mbeshtetjen e ambasadorit te Republikës së Shqipërisë në Danimarkë, z. Kastriot Robo si dhe kantinave te mirënjohura shqiptare që morën pjesë.

 

Event "Wine Tasting ITALIALBANIA exellence" 28/09/2016

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri - CCIA, Organizata Shqiptare e Sommelierise, Plaza Hotel Tirane, ALBANIA AGSM Holding në bashkëpunim me Doc Itali, organizuan eventin "Wine Tasting ITALIALBANIA excellence",diten e djeshme, daten 28 shtator.


Ky event synoi në edicionin e tij të parë, të paraqiste në Tiranë verat cilesore italiane dhe shqiptare.
Profesionalizmi i Sommelierise Shqiptare , përfaqësuar nga presidenti i saj Dashamir Elezi dhe sommelieret profesioniste ju kushtua perfaqesimit dinjitoz dhe etik te verave me cilesore shqiptare (kantina Kallmeti - Lezhe, Zika - Tepelene, Nurellari - Berat, Belba - Kavajë) dhe atyre veroneze
(Kantina Buglioni, Cantina del Castello, Gjykata Adami, Gjykata Figaretto, Stefano Accordini, Valentina Cubi, Zamuner)
Por sigurisht nga ana tjetër, një ngjarje e tillë ishte gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer ide me investitorët e mëdh enj italiane në Shqipëri të cilat janë definitivisht investitorët më të rëndësishme të huaja në Shqipëri.

Ndër të tjera vizitoret e shumte ishin sommeliere shqiptare dhe te huaj, vereprodhues, pjese e fushes se restoracionit dhe hotelerise si dhe dashamires te veres.
Ky event ishte përveç degustimit te disa verëra të mrekullueshme, edhe një mundesi per tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe nje mundesi shume e mire bashkepunimi mes prodhueseve te veres dhe sektorit te restoracionit.

 

 

 

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template