BEST SOMMELIER OF THE WORLD, Mendoza 2016

BEST SOMMELIER OF THE WORLD, Mendoza 2016

Ne datat 15 - 20 prill 2016, u mbajt ne Mendoza, Argjentine kampionati i 15-te boteror per Sommelier " World's Best Sommelier 2016".
Ne kete kompeticion Shqiperia mori pjese si anetare e ASI ( Association de la Sommelierie Internationale) dhe u perfaqesua nga Presidenti i Sommelierise Shqiptare, Z. Dashamir ELEZI dhe konkurrenti shqiptar, kampioni 2015, Z. Fation TILA.
Ne nje eksperience te jashtezakonshme konkurrimi u be ne date 16 Prill, me 60 pjesemarres nga vende te ndryshme te botes, ku Shqiperia u perfaqesua denjesisht ne nje konkurrs jo vetem emocionues por edhe te nje shkalle te larte veshtiresie.
Ne date 17 prill u shpallen 15 gjysemfinalistet, ku Shqiperia kesaj here nuk mundi te behet pjese.
Pas konkurrimit te tyre ne date 19 prill u shpallen 3 finalistet ne hollin historik te "Teatro de la Indepedenca de Mendoza"

Vendi i trete - Julie DUPOUY (Irlande)
Vendi i dyte - David BIRAUD (France, finalist i kampionatit Boteror, Kili 2010)
Vendi i pare - Jon Arvid ROSENGREN (Suedi, njekohesisht Best Sommelier of Europe 2013)

Juria drejtohej nga Gérard Basset (Best Sommelier of the World 2010) me pjesemarrjen edhe te : Serge Dubs (Best Sommelier of the World 1989), Shinya Tasaki (1995), Markus del Monego (1998), Andreas Larsson (2007) and Paolo Basso (2013), te cilet formuluan testet e konkurrsit.

Presidenti i Sommelierise Shqiptare Z. Dashamir ELEZI ishte njekohesisht pjese e Jurise gjykuese ne perzgjedhjen e finalisteve.

 

Shqiperia pas kesaj eksperience te vlefshme dhe formuese pret tanime pjesemarrjen ne kampionatin Europian te Sommelierise. 

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template