Ceremonia e 10 vjetorit të themelimit

Organizata Shqiptare e Sommelierisë festoi pak ditë më parë në ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve 10 vjetorin e krijimit me praninë e anëtarëve të saj, mbështetësve vendas, prodhuesve nga zona të ndryshme të vendit, përfaqësuesve të institucioneve të fushës së agrikulturës, përfaqsuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Universitetit Bujqësor të Tiranës etj.
Në fjalën e mbajtur në çelje të kësaj ceremonie, Z.Elezi në cilësinë e Presidentit të O.SH.S, shprehu vlerësimin e tij për rëndësinë e sommelierit në të ardhmen e kulturës enogastronomike në Shqipëri. Duke folur gjithashtu në lidhje me punën e realizuar nga Sommelieria Shqiptare për rritjen dhe përmirësimin e figurës së sommelierit në kuadër të realitetit shqiptar. Sfidat kanë qënë të vështira dhe të vazhdueshme por gjithçka është bërë e mundur falë punës së bordit dhe secilit prej anëtarëve të saj.
Duke falenderuar pjesëmarrësit, anëtarët dhe miqtë e sommelierisë që i kanë qëndruar gjithnjë pranë, dhe duke i uruar mirëseardhjen të gjithë atyre që janë dashamirës së kësaj fushe, shpresojmë në një të ardhme gjithnjë në rritje të sommelierisë dhe kulturës së verës në Shqipëri.

.

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template