Mbrëmja Gala, 2013

Organizata Shqiptare e Sommelierisë përmbylli rradhën e saj të gjatë të aktivieteteve për vitin 2013 me një mbrëmje Gala.

 

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm Sommelierë e anëtarë të Sommelierisë Shqiptare, si dhe përfaqësues të institucioneve, prodhues të verërave të markës Shqiptare e restoratorë vendas, të cilët patën mundësinë të degustojnë produkte shqiptare, si dhe të hedhin një vështrim në ecurinë e vitit të lënë pas.  

Viti 2013 ishte një vit përpjekjesh të vazhdueshme për Sommelierinë shqiptare, jo vetëm në mbështetjen teknike të prodhuesve, por edhe në lidhje me aktivietete të cilat synojnë përhapjen e kulturës së verës dhe qasjen e nxitjen e interesit ndaj saj.

Sommelieria Shqiptare ka ruajtur dhe gjatë këtij viti linjën e saj të veprimit duke kontribuar dhe pasuruar jetën e vendit dhe me pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare duke mos harruar përcjelljen e produkteve tipike shqiptare me një cilësi gjithnjë në rritje. Ajo është rritur duke zgjeruar rradhët e anëtarëve dhe mbështetësve të saj, duke mbetur gjithnjë e hapur edhe  për bashkëpunime.

Dhe në vitin 2014 Sommelieria do të vazhdojë  të mbetet faktor i rëndësishëm në jetën sociale të vendit me një kalendar të gjërë aktivitetesh.

 

free joomla templatesjoomla templates
2018  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template