Rahovec, 2013

Në vazhdën e aktiviteteve të saj për vitin 2013, Organizata Shqiptare e Sommelierisë zhvilloi në datë 06 Dhjetor vizitën didaktike në mjediset e Kantinës “Stone Castle”. Në këtë vizitë morën pjesë Sommelierë e anëtarë të Sommelierisë Shqiptare të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me prodhuesin më të madh të verërave në Kosovë dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.

 E vendosur në zonën vreshtare të Rahovecit me traditën e saj të njohur në fushën e vreshtarisë e verëtarisë, Stone Castle vjen e favorizuar nga kushtet klimatike dhe e rrethuar nga një panoramë mbresëlënëse të ndërthurrura këto me një qasje bashkëkohore në teknologjitë e prodhimit dhe kapacitete deri në 300 000 HL.

 

Gjatë vizitës Sommelierët shqiptar patën mundësinë të degustojnë larminë e produkteve të Kantinës “Stone Castle” të cilat pasqyrojnë një cilësi të veçantë falë ndërthurjes së duhur të experiences shumëvjecare të enologëve dhe stafit teknik në përgjithsi  me teknologjinë e përparuar dhe marketingun e duhur.

Sommelieria Shqiptare përgëzon “Stone Castle” për cilësinë e lartë te verërave dhe për filozofinë e ndjekur nga stafi drejtues në kujdes dhe vëmendje ndaj jetës sociale në Kosovë.

 

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template