Konkursi "Best Sommelier of Asia and Oceania"

Asemblea e Përgjithshme e ASI  u zhvillua  në OSAKA (Japoni) dhe përkoi me Konkursin "Best Sommelier of Asia and Oceania".

Natyrisht që për cilindo, ky eveniment ishte një eksperience e papërsëritshme dhe shumë e vyer për faktin se Sommelieria Japoneze, organizuesja kryesore e mbështetur nga ASI, kishte pergatitur një program të shkëlqyer enogastronomik  përveç ambientit të duhur mikpritës dhe profesional.

Sommelieria Shqiptare u përfaqësua në Japoni nga Presidenti i saj Z.Dashamir Elezi.

Në konkurs merrnin pjesë kandidatë nga të gjitha vendet aziatike që aderojnë në ASI si dhe nga Australia.

 

Ndërkohë që zhvillohej faza e parë e konkursit, për pjesën tjetër të pjesëmarrësve u mundësua degustimi i disa nga llojet më të veçanta të pijes tradicionale japoneze – SAKE.

Ky lloj distilati nga orizi, i prodhuar në teknika të ndryshme dhuronte aroma shumë elegante dhe të qëndrueshme dhe, duke u stazhonuar në voza të posaçme, kishte një evolim shumë interesant dhe mund të përshtatej në mënyrë perfekte me disa nga gatimet karakteristike të peshkut (sushi, sashimi, nigri etj).

Patëm rastin të vizitonim gjithashtu në prefekturën Kobe edhe kantinën e verërave japoneze me të njejtin emër – KOBE Winery ku u realizua ngjerimi (degustimi) i këtyre verërave.

Perveç faktit që Japonia është vend piktoresk dhe natyra është në harmoni të plotë me bukuritë e krijuara nga njeriu, vlen të përmendet edhe mikpritja dhe preçizioni i këtij populli karshi gjithë atyre që vizitojnë vendin.